Socialising, Networking and Having Fun
Kisha nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e darkës të organizuar “Socialising, Networking and Having Fun” nga Konsulli i Ambasadës Gjermane në Shkup. Si përfaqësuese e ECL-it për Ballkanin, pata rastin të njoftohem me personalitete, ku shkëmbyem idetë për bashkëpunime të reja në të ardhmen për mirëqenien e studentëve.
Certifikatat ECL me një format të ri
E kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se nga qershori 2023 e kemi një format të ri të certifikatave ECL. Ky format i ri ofron veçori të shumta sigurie. Certifikatat e reja ECL në gjermanisht dhe anglisht janë njëgjuhëshe dhe ofrojnë informacion në lidhje me rezultatin e testit në gjuhën e synuar. Në anën e pasme […]
Përfunduan me sukses provimet e para në Shkup
Me sukses i përfunduam provimet e para ndërkombëtare ECL në Shkup në shkollën PLUS Education center dhe me këtë jemi bërë qendra më e madhe regjionale e licencuar për mbajtjen e provimeve në katër shtete.
Përfunduan me sukses provimet e para në Tiranë
Me datën 10. dhe 11. qershor me sukses i përfunduam provimet e para në Tiranë në Qendrën Universi 🇩🇪Interesimi për provimet ECL në Shqipëri ishte shumë i madh. Eurolingua Zentrum nga muaji gusht do të organizojë provimet ECL edhe në Shkup në shkollën PLUS education center!
Përfunduan provimet ndërkombëtare të gjuhës gjermane ECL
Më datën 4. dhe 5. shkurt në Prishtinë i përfunduam me sukses provimet ndërkombëtare të gjuhës gjermane ECL. Provimet e radhës do të mbahen më datën 8. dhe 9. prill në nivelet A2 deri në C1. Regjistrimi fillon më datën 7. shkurt dhe vazhdon deri më 7. mars. Pritja për rezultatet është 4 javë.
Provimet ndërkombëtare të gjuhës gjermane ECL në Prishtinë
Më datën 3. dhe 4. dhjetor pikërisht në ora 9:00 janë mbajtur provimet e ECL anë e mbanë botës. Interesimi në Prishtinë ishte shumë i madh. Provimet e radhës do të mbahen në nivelet B1 më datën 4. shkurt, kurse në nivelet B2 dhe C1 më datën 5. shkurt. Pritja për rezultate është 4 javë. […]