QËLLIMI
"Një gjuhë ju drejton në rrugën e jetës, dy gjuhë hapin shumë dyer në atë rrugë". Nëse keni nevojë për njohuri të gjuhës gjermane dhe angleze nga dashuria për gjuhën, për punën, studimin, shkollën apo jetesën në shtete të huaja, qëllimi ynë është ta kthejmë mësimin në një përvojë të bukur dhe unike. Çdo kurs të cilin do ta përfundoni tek ne do të pasurojë qëndrimin tuaj ndaj kësaj gjuhe dhe do të rrisë respektin tuaj për kulturën e saj të larmishme.