Lokacioni

Prishtinë, Rr Zija Shemsiu, nr. 6

Telefono

+383 45 382 188

Certifikatat ECL me një format të ri

E kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se nga qershori 2023 e kemi një format të ri të certifikatave ECL. Ky format i ri ofron veçori të shumta sigurie.

Certifikatat e reja ECL në gjermanisht dhe anglisht janë njëgjuhëshe dhe ofrojnë informacion në lidhje me rezultatin e testit në gjuhën e synuar.
Në anën e pasme të certifikatës ka një përshkrim të shkurtër të aftësive gjuhësore që janë të vërtetuara në nivelin përkatës.

Certifikatat ECL pajisen edhe me një QR kod i cili, kur skanohet, siguron konfirmimin e origjinalitetit të certifikatës. Përveç kësaj, ekziston edhe mundësia e vërtetimit të certifikatave tona edhe përmes linkut të mëposhtëm: https://exam.eclexam.eu/validate/