Provimet

Në qendrën tonë ECL mund të paraqiteni në provime nga niveli A2 deri në nivelin C1. Diplomat ECL njihen ndërkombëtarisht në mbarë botën dhe korrespondojnë me Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët.

Provimi ECL teston katër aftësi gjuhësore: të folurin, të dëgjuarin, të lexuarin dhe të shkruarin. Provimi përbëhet nga pjesa gojore (të folurit dhe të dëgjuarit) dhe pjesa me shkrim (të lexuarit dhe të shkruarit).

Veçantia e provimit ECL është se ai nuk përmban teste gramatikore dhe, në çdo nivel, gjatë pjesës së të shkruarit lejohet përdorimi i fjalorit. Çdo pjesë e provimit, në çdo nivel, përmban nga dy detyra.

Kursantët tanë përfitojnë automatikisht një vend në provim dhe një zbritje në kursin përgatitor për provim. Kandidatët që ndjekin të gjitha nivelet e kurseve dhe grupet e organizuara përfitojnë gjithashtu zbritje.

Eurolingua Zentrum, si qendër e provimeve ECL, gëzon të drejtën ekskluzive për organizimin dhe mbajtjen e provimeve ECL në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Kriteret për kalimin e provimeve ECL

Nga gushti 2026, kandidatët që marrin pjesë në komplet provimin ECL duhet të arrijnë të paktën 60% në secilin modul (Lexim, Shkrim, Dëgjim dhe Të Folur) për ta kaluar provimin me sukses.

Nëse një kandidat regjistrohet për komplet provimin, por arrin të paktën 60% vetëm në një, dy ose tre module, ai/ajo do të marrë një certifikatë për modulet e kaluara me sukses brenda asaj periudhe provimi.

Kandidatët që i kalojnë modulet veçmas, marrin gjithashtu një certifikatë për secilin modul të kaluar me sukses.

Nëse të katër modulet kalohen me sukses brenda një viti, kandidati mund të kërkojë lëshimin e një certifikate të përgjithshme. Periudha njëvjeçare llogaritet nga data e provimit të parë.

Shembuj

Komplet provimi B1

Nëse një kandidat regjistrohet për komplet provimin B1 dhe arrin rezultatet e mëposhtme:

Moduli Rezultati Statusi
Lexim 65%
Shkrim 40%
Dëgjim 55%
Të Folur 50%

Rezultati: Kandidati kalon me sukses modulin Lexim (Lesen) të nivelit B1 dhe merr një certifikatë për këtë modul. Në periudhën e ardhshme të provimit, kandidati regjistrohet përsëri për modulet Shkrim, Dëgjim dhe Të Folur.

Provimi Modular B2

Nëse një kandidat regjistrohet për provimin modular B2 për modulet Lexim dhe Dëgjim dhe arrin rezultatet e mëposhtme:

Moduli Rezultati Statusi
Lexim 60%
Dëgjim 65%

Rezultati: Kandidati i kalon me sukses të dy modulet dhe merr certifikata për to. Në periudhën e ardhshme të provimit, kandidati mund të regjistrohet për modulet Të Folur dhe Shkrim për të përfunduar komplet provimin.

Vini re: Rregullorja e provimeve modulare do të zbatohet nga gushti 2026 e tutje dhe nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive për provimet e zhvilluara më herët.

Oraret e provimeve 2026

Orari i provimeve ECL për vitin 2026
Muaji Niveli Datat e provimeve Afati i regjistrimit
Shkurt B1, B2, C1 Niveli B1 dhe C1 më 6. shkurtNiveli B2 më 7. shkurt 3. janar
Prill A2, B1, B2, C1 Niveli A2, B1, C1 më 17. prillNiveli B2 më 18. prill 14. mars
Qershor B1, B2, C1 Niveli B1, C1 më 12. qershorNiveli B2 më 13. qershor 13. maj
Gusht B1, B2 Niveli B1 më 4. gushtNiveli B2 më 5. gusht 8. korrik
Shtator B1, B2, C1 Niveli B1, C1 më 25. shtatorNiveli B2 më 26. shtator 29. gusht
Nëntor A2, B1, B2, C1 Niveli A2, B1, C1 më 27. nëntorNiveli B2 më 28. nëntor 24. tetor

Informata të rëndësishme

Pas regjistrimit për provim, rimbursimi i mjeteve nuk është i mundur!

Mostrat e provimeve

Mostrat e provimeve me shkrim dhe me gojë mund t‘i gjeni në linkun e mëposhtëm:

Mostrat e provimeve

Informacione mbi njohjen zyrtare të diplomës ECL

Diplomat ECL janë ndërkombëtare dhe janë të njohura në proces të vizës që nga viti 2021. Diploma ECL është një diplomë që i përket GER, në gjuhën gjermane – Gemeinsamer Europäischer Referenzrahmen für Sprachen (GER). Në gjuhën shqipe kjo do të thotë Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencës për Gjuhët, dhe vetëm certifikatat që e kanë këtë vulë janë certifikata ndërkombëtare.

Më poshtë mund të lexoni linqet ku është e sqaruar se certifikata ECL njihet: