Lokacioni

Prishtinë, Rr Zija Shemsiu, nr. 6

Telefono

+383 45 382 188

Rreth provimeve ECL

Projekti ECL u fillua bashkërisht nga shtetet e BE-së në vitin 1992 me qëllim e vendosjes së një standardi të njejtë të provimeve për gjuhët evropiane. Provimet ECL në gjuhen gjermane në shkurt të vitit 2021 e kanë marrë vulën e cilësisë së Shoqatës së Testuesve të Gjuhëve në Evropë (ALTE).  Me këtë vulë të cilësisë, provimet ECL i bashkohen sistemeve tjera të provimeve në Gjermani me vula të cilësisë ALTE sie: Goethe, Telc dhe TestDaf. AFU GmbH në Gjermani e cila është përgjegjëse për zhvillimin e testeve ECL në gjuhen gjermane, është emëruar anëtar i plotë i ALTE.

Diplomat e ECL janë të njohura ndërkombëtarisht në mbarë botën dhe i korrespondojnë Kornizës të Përbashkët Evropiane për Referencat e Gjuhëve.  Diplomat ECL njihen nga të gjitha autoritetet gjermane, autoritetet federale dhe shtetërore, universitete si dhe ambasadat si dëshmi e njohurive në gjuhën gjermane.

 

Në vazhdim njoftimet e ambasadave rreth diplomave ECL:

Ambasada Gjermane në Prishtinë

Ambasada Gjermane në Tiranë

Ambasada Gjermane në Beograd

Ambasada Gjermane në Shkup

Ambasada Gjermane në Podgoricë