Lajm i mirë për kandidatët tanë! 🤝 - mediora talent GmbH tashmë është partnerja e vetme zyrtare e Eurolingua Zentrum në Kosovë.
Ky partneritet na mundëson që kandidatëve tanë t’u ofrojmë edhe më shumë siguri dhe mbështetje në një prej hapave më të rëndësishëm drejt Gjermanisë – mësimin e gjuhës.
Në Eurolingua Zentrum, kandidatët tanë përgatiten nga një ekip profesional dhe me përvojë, me një program të strukturuar që i përgatit jo vetëm për ta mësuar gjuhën, por edhe për provimin. Kurset dhe provimet zhvillohen në të njëjtën qendër, duke e bërë gjithë procesin më të qartë dhe më të lehtë për kandidatët.
Së bashku me Eurolingua Zentrum, jemi pranë teje gjatë gjithë procesit – nga mësimi dhe përgatitja për provim, deri te hapat e radhës drejt punës dhe jetës në Gjermani. 🇩🇪
Dy partnerë, një qëllim: që ti të jesh sa më i/e përgatitur për hapin tënd të ardhshëm drejt Gjermanisë.



