Lokacioni

Prishtinë, Rr Zija Shemsiu, nr. 6

Telefono

+383 45 382 188

Eurolingua Zentrum qendër e provimeve ndërkombëtare

Eurolingua Zentrum si qendër e re e provimeve ndërkombëtarisht të njohura është e vetmja qendër e cila përveç të Kosovës ka të drejten ekskluzive për mbajtjën e provimeve ECL edhe në këto shtete: Shqipëri, Maqedoni Veriore dhe Serbi.
Provimet ECL në gjuhen gjermane si gjuhë e huaj në shkurt të këtij viti e kanë marrë vulën e cilësisë së Shoqatës së Testuesve të Gjuhëve në Evropë (ALTE). Me këtë vulë të cilësisë, provimet ECL i bashkohen sistemeve tjera të provimeve në Gjermani me vula të cilësisë ALTE si: Goethe, Telc dhe TestDaf. AFU GmbH në Gjermani e cila është përgjegjëse për zhvillimin e testeve ECL në gjermanisht, është emëruar anëtar i plotë i ALTE.
Së shpejti do ti publikojmë datat dhe adresat e sakta të mbajtjes të provimeve në shtete tjera.
Në vazhdim mund ti gjeni njoftimet e ambasadave gjermane rreth të diplomave ECL