Lokacioni

Prishtinë, Rr Zija Shemsiu, nr. 6

Telefono

+383 45 382 188

Kurset për kompani

Rreth Kursit

A mendoni për biznesin tuaj? A kujdeseni për nivelin e profesionalizmit dhe aftësive të punonjësve tuaj? Lejoni ata të zhvillohen dhe të përmirësohen brenda vetë kompanisë – mësojini gjuhën gjermane apo angleze dhe do të përfitoni shumë më shumë nga ata! Kurset për kompanitë përshtaten me numrin, ritmin dhe qëllimin e pjesëmarrësve. Punëdhënësi përcakton llojin e trajnimit gjuhësor, ndërsa mënyra e mësimdhënies përcaktohet në konsultim me ekipin tonë dhe ekipin e pjesëmarrësve në kurs. Varësisht nga numri i pjesëmarrësve, bëjmë zbritje prej 10 deri në 30% në çmimin e kursit për kompanitë.

Provimet

Në qendrën tonë mund të paraqitni provimet ECL nga nivelet A2 deri në nivelin C1. Diplomat e ECL janë të njohura ndërkombëtarisht në mbarë botën dhe i korrespondojnë Kornizës të Përbashkët Evropiane për Referencat e Gjuhëve.