Lokacioni

Prishtinë, Rr Zija Shemsiu, nr. 6

Telefono

+383 45 382 188

Kurse komunikimi

Rreth Kursit

Që komunikimi i juaj të mos jetë kurrë më problem, kursi i komunikimit të gjuhës gjermane është një zgjidhje ideale për ju! Kursi i komunikimit është i dizajnuar që ju nëpërmjet dialogut, debateve dhe diskutimeve mbi tema të ndryshme të dobishme dhe interesante të mësoni se si të: – Shndërroni njohuritë pasive në ato aktive, praktike dhe të zbatueshme. – Zhvilloni me sukses çdo lloj bisede, formale ose joformale. – Shprehni mendimet, idetë dhe ndjenjat tuaja me plot vetëbesim. – Mbështetni pikëpamjet tuaja mbi çështje të ndryshme. – Jeni të shkathët gjatë udhëtimeve (në një hotel, restorant, dyqane, në aeroport …). Nga niveli i njohurive tuaja varet se në cilën nivel do të merrni pjesë. Për të përcaktuar saktësisht këtë, para fillimit të mësimit, mbahen teste hyrëse dhe pjesëmarrësit përcaktohen në grupe adekuate në bazë të njohurive të tyre. Çdo nivel zgjat dy muaj. Orët mbahen 3 herë në javë nga 90 minuta.

Provimet

Në qendrën tonë mund të paraqitni provimet ECL nga nivelet A2 deri në nivelin C1. Diplomat e ECL janë të njohura ndërkombëtarisht në mbarë botën dhe i korrespondojnë Kornizës të Përbashkët Evropiane për Referencat e Gjuhëve.