A mendoni për biznesin tuaj? A kujdeseni për nivelin e profesionalizmit dhe aftësive të punonjësve tuaj? Lejoni ata të zhvillohen dhe të përmirësohen brenda vetë kompanisë – mësojini gjuhën gjermane apo angleze dhe do të përfitoni shumë më shumë nga ata!
Kurset për kompanitë përshtaten me numrin, ritmin dhe qëllimin e pjesëmarrësve. Punëdhënësi përcakton llojin e trajnimit gjuhësor, ndërsa mënyra e mësimdhënies përcaktohet në konsultim me ekipin tonë dhe ekipin e pjesëmarrësve në kurs. Varësisht nga numri i pjesëmarrësve, bëjmë zbritje prej 10 deri në 30% në çmimin e kursit për kompanitë.