Lokacioni

Prishtinë, Rr Zija Shemsiu, nr. 6

Telefono

+383 45 382 188

Rreth nesh

Eurolingua Zentrum

Shkolla Eurolingua Zentrum është themeluar në vitin 2017 dhe në fillim ka numëruar vetëm 3 nxënës. Pa humbur asnjëherë entuziazmin, shkolla dita ditës ka shtuar nxënës duke e vënë gjithmonë komunikimin në fokus. Që nga atëherë shkolla i udhëheq nxënësit me sukses në të gjitha nivelet e gjuhës gjermane në një mënyrë unike, për të gjitha moshat, për fëmijë dhe të rritur. Në provimet e çdo niveli kalueshmëria e nxënësve tonë është mbi 90 përqind.

Mësimdhënës tonë janë të gjithë me kualifikim universitar në Gjuhë dhe letërsi gjermane dhe përvojë të gjatë të punës.

QËLLIMI

"Një gjuhë ju drejton në rrugën e jetës, dy gjuhë hapin shumë dyer në atë rrugë". Nëse keni nevojë për njohuri të gjuhës gjermane dhe angleze nga dashuria për gjuhën, për punën, studimin, shkollën apo jetesën në shtete të huaja, qëllimi ynë është ta kthejmë mësimin në një përvojë të bukur dhe unike. Çdo kurs të cilin do ta përfundoni tek ne do të pasurojë qëndrimin tuaj ndaj kësaj gjuhe dhe do të rrisë respektin tuaj për kulturën e saj të larmishme.

Misioni ynë

Duke ofruar në mënyrë profesionale shërbime të nivelit të lartë në fushën e mësimdhënies në gjuhën gjermane dhe angleze, misioni ynë është t'ju ndihmojmë të përmirësoni katër aftësi gjuhësore: të folurit, të shkruarit, të dëgjuarit dhe të lexuarit. Programi ynë bazohet në parimet moderne të punës dhe mësimdhënies së gjuhëve të huaja, të përshtatshme për moshën e pjesëmarrësve. Kjo do të thotë që nxënësi ka një rol qendror në procesin e të nxënit dhe të mësimdhënies. Metodat tona të të mësuarit dhe mësimdhënies janë të përshtatshme për moshën e pjesëmarrësve, duke marrë parasysh ndryshimet individuale në njohuritë e mëparshme të tyre, aftësitë, motivimin, stilin dhe strategjitë e të mësuarit.

Vizioni ynë

Ne jetojmë në harmoni me vlerat tona më të mëdha: besim, fleksibilitet dhe sinqeritet. Nëse edhe ju i ndani vlerat tona me ne, mos hezitoni të na bashkoheni.

1800+

kurse të mbajtura

4000+

studentë të kënaqur

13+

ligjërues të kualifikuar

6+

shtete